DEPARTAMENTI I TRAJNIMEVE DHE PËRKRAHJES ARSIMORE

Departamenti i Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore 

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore janë: 

 

1.1. Organizimi dhe menaxhimi i të gjitha trajnimeve të ofruara në akademi për të gjitha agjencionet e sigurisë publike dhe personave tjerë fizik dhe juridik; 

 

1.2. Hartimi dhe implementimi i planit vjetor të trajnimeve në bashkëpunim me agjencionet e sigurisë publike, duke administruar me të gjitha resurset e nevojshme njerëzore dhe hapësirat arsimore në akademi; 

 

1.3. Zhvillimi i kurrikulave në akademi në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse, në hartimin, përditësimin, standardizimin dhe formatizimin e kurrikulave; 

 

1.4. Bashkëpunimi me njësitë akademike, agjencionet e sigurisë publike dhe me organizatat e tjera relevante në rishikimin dhe rifreskimin e materialeve të trajnimeve në akademi; 

 

1.5. Përcaktimi i rezultateve mësimore në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse në Akademi; 

 

1.6. Ofrimi i shërbimeve dhe përkrahjes studentore për studentët dhe vijuesit e trajnimeve dhe arsimit të lartë që realizohen në Akademi; 

 

1.7. Ofrimi i ndihmës dhe përkrahjes së nevojshme për vijuesit, studentët dhe pjesëmarrësve tjerë përgjatë tërë procesit të studimit dhe trajnimit; 

 

1.8. Ofrimi i shërbimeve dhe përkrahjes gjuhësore në fushën e përkthimit në formën verbale dhe atë të shkruar, si dhe shërbimin e lekturës dhe korrekturës ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. 

 

2. Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 

 

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 

 

3.1. Divizioni i Trajnimeve; 

3.2. Divizioni i Kurrikulave dhe Testimeve; 

3.3. Divizioni i Shërbimeve Studentore; 

3.4. Divizioni për Përkrahje Gjuhësore. 



Kastriot Jashari
Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore
Tel. + 381 (0) 28 590 070
E-mail kastriot.jashari@rks-gov.net
Adresa: AKSP - Vushtrri