Drejtori Smakiqi priti në takim Himberg dhe Tabur

19.03.2013

Vushtrri 18 mars 2013 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti sot në takim rektorin e Kolegjit Policor të Finlandës, Kimmo Himberg si dhe rektorin e Akademisë për Siguri Publike në Estoni, Lauri Tabur.
Gjatë takimit temë diskutimi ishte zhvillimi i kurrikulave si dhe krijimin i një sistemi sa më të mirë të arsimit në fushën e sigurisë.
Smakiqi gjatë këtij takimi foli për misionin, vizionin si dhe për zhvillimit e fundit te cilat po kalon Akademia.
Smakiqi po ashtu e informoi delegacionin nga Estonia dhe Finlanda për ecurinë e projektit të binjakëzimit, projekt ky që ka të bëjë me ngritjen e Akademisë në një institucion të arsimimit të lartë.
Me këtë rast drejtori Smakqi tha se Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Kosovës, Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e projektit që projekti i binjakëzimit të përfundoj me sukses.
Ai vlerësoj se projekti i binjakëzimit deri me tani ka ecur në mënyrë më të mirë të mundshme.
Ndërsa të dy rektorët Himberg dhe Tabur e inkurajuan drejtorin Smakiqi për progresin e arritur në Akademi, ndërkohë që u shprehen të gatshëm që edhe në të ardhmen të  vazhdojë bashkëpunimin mes Finlandës, Estonisë dhe Kosovës.