Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Projektit të Binjakëzimit

24.01.2013Vushtrri, 24 janar 2013- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt takimi i radhës i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit.  Në këtë takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit Anti Haikio, përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë si dhe përfaqësues vendor e ndërkombëtarë. Partnerët vendor dhe ndërkombëtar, të përfshirë në këtë projekt u ndan të kënaqur me implementimin e projektit deri në këtë fazë, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të përkrahin Projektin e Binjakëzimit edhe me tutje.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Kosovës, Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e projektit, që ky proces të përfundoj me sukses. Ai vlerësoi se deri në këtë fazë implementimi i projektit është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.  
Ndërsa udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike në një të ardhme të afërt do të shërbej si një model jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Ai vlerësoi se bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që projekti deri në këtë fazë të realizohet ashtu edhe siç është paraparë.
Projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian, i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.