Deputetet e Kuvendit të Kosovës vizituan AKSP

09.10.2012

Vushtrri, 09 shtator 2012 – Një grup i deputetëve të cilët janë anëtarë të Komisionit  Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës i kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Ahmeti Isufi sot vizituan, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi.  Qëllimi i vizitës ishte  që të njihen me për se afërmi me punën dhe zhvillimet që bëhen në Akademi.
Drejtori Smakiqi i njoftoj deputetet për të gjitha aktivitet, trajnimet që zhvillohen në AKSP.
Po ashtu Smakiqi i njoftoj ligjvënësit edhe për projektin e binjakëzimit si dhe për qëllimin që Akademia në një të ardhme të afërt të bëhem sistem bachellor.
Smakiqi i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit.
Ndërkaq deputetet  vlerësuan se Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e shohin si një vend adekuat dhe të shkathët për t'i ofruar dijen dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend.
Deputet  e Kuvendit të Kosovës me këtë rast premtuan se do ti japin mbështetje Akademisë në çdo aspekt.
Gjithashtu theksuan se kapacitetet e Akademisë si dhe  fuqizimi dhe ndërtimi i vazhdueshëm i këtij institucioni mjaft të rëndësishëm i plotëson kushtet dhe standardet ndërkombëtare për një arsimim sa më cilësor jo vetëm për agjencionet e sigurisë në vend por edhe më gjerë.