ERASMUS +


BASHKËPUNIMI I AKSP-SË ME ERASMUS+


Akademia e Kosovës për Siguri Publike që nga themelimi i Fakultetit të Sigurisë Publike në vjeshtë të vitit 2014 është mjaft aktive në programin Erasmus+, si në shkëmbimin e studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ përmes Mobilitetit Ndërkombëtar të Kredive të këtij programi, po ashtu edhe në pjesëmarrje në ngjarjet që organizohen nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë.

Kështu, nga viti 2016 e deri më tani, përmes Mobilitetit Ndërkombëtar të Kredive të programit Erasmus+, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka arritur të dërgojë dhe të pranojë për qëndrime në periudha të ndryshme kohore jashtë vendit gjithsej 50 studentë, pjesëtarë të stafit akademik e administrativ të AKSP-së, përfshirë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës. Shkëmbimet janë zhvilluar në institucionet si në vijim: Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Policisë në Brandenburg të Gjermanisë dhe Shkolla Kryesore e Shërbimit të Zjarrfikjes në Varshavë të Polonisë.

Kështu, në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë (AEShS), gjatë dy vite akademike, 2016 - 2017 dhe 2017 - 2018 janë dërguar nga 2 (dy) studentë në secilin vit akademik për të vijuar një semestër të tërë në periudhën kohore prej 5 (pesë) muajsh. Në të njëjtin institucion, në vitin akademik 2016 - 2017 kanë qëndruar për 2 (dy) javë për të dhënë mësim 2 (dy) mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) të AKSP-së, kurse në vitin akademik 2017 - 2018 1 (një) mësimdhënëse e AKSP-së ka qëndruar për 1 (një) javë për mësimdhënie në AEShS dhe për të njëjtën periudhë kohore ka ardhur për të dhënë mësim edhe një mësimdhënëse e EAShS-së në FSP të AKSP-së. Për më tepër, në të njëjtin institucion kanë qëndruar 2 (dy) anëtarë shtesë të stafit administrativ. Për më shumë informata rreth AEShS, ju lutem klikoni: https://www.sisekaitse.ee/en/eass-home

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Policisë në Brandenburg të Gjermanisë, për 1 (një) javë kanë qëndruar tri grupe të zyrtarëve të Policisë së Kosovës me gjithsej 35 pjesëmarrës në një trajnim të dedikuar për ta. Kështu, në këtë institucion, në maj të vitit 2017 ka qëndruar një grup prej 15 zyrtarësh policorë, prej të cilëve 8 (tetë) studentë të FSP të AKSP-së, në dhjetor të vitit 2017 kanë qëndruar 3 (tre) zyrtarë policorë, kurse në maj të vitit 2018 kanë qëndruar 17 zyrtarë policorë, prej të cilëve 9 (nëntë) studentë të FSP-së. Për më shumë informata rreth Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Policisë në Brandenburg, ju lutem klikoni: https://www.fhpolbb.de/node/339

Në Shkollën Kryesore të Shërbimit të Zjarrfikjes në Varshavë të Polonisë janë zhvilluar tri vizita njëjavore, në fund të shtatorit 2016 2 (dy) pjesëtarë të stafit administrativ, në maj 2018 nga 1 (një) zyrtar i stafit akademik dhe atij administrativ dhe në tetor 2018 1 (një) pjesëtar tjetër i stafit administrativ. Për më shumë informata rreth SGSP, ju lutem klikoni: https://www.sgsp.edu.pl

 

 

PERIUDHA KOHORE

NUMRI

INSTITUCIONI

LLOJI I SHKËMBIMIT

STAFI AKADEMIK

2 javë (2016 - 17)

2

Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë

Shkues

1 javë (2017 - 18)

1

Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë

Shkues

1 javë (2017 - 18)

1

Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë

Ardhës

1 javë (2017 - 18)

1

Shkolla Kryesore e Shërbimit të Zjarrfikjes, Poloni

Shkues

STUDENTËT

1 semestër (2016 - 17)

2

Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë

Shkues

1 javë (2017)

8

Universiteti Policor i Brandenburgut, Gjermani

Shkues

1 javë (2018)

9

Universiteti Policor i Brandenburgut, Gjerman

Shkues

1 semestër (2017 - 18)

2

Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë

Shkues

STAFI ADMINISTRATIV

1 javë (2016)

2

Shkolla Kryesore e Shërbimit të Zjarrfikjes, Poloni

Shkues

1 javë (2018)

1

Shkolla Kryesore e Shërbimit të Zjarrfikjes, Poloni

Shkues

1 javë (2016)

1

Shkolla Kryesore e Shërbimit të Zjarrfikjes, Poloni

Shkues

1 javë (2016)

1

Shkolla Kryesore e Shërbimit të Zjarrfikjes, Poloni

Shkues

ZYRTARËT E POLICISË SË KOSOVËS

1 javë (2017)

7

Universiteti Policor i Brandenburgut, Gjerman

Shkues

1 javë (2017)

3

Universiteti Policor i Brandenburgut, Gjerman

Shkues

1 javë (2018)

8

Universiteti Policor i Brandenburgut, Gjerman

Shkues

GJITHSEJ

 

50

 

 

 

 Tabela 1: Aktivitetet e Mobilitetit Ndërkombëtar të Kredive (MNK) të Erasmus+të AKSP-së

Përderisa po ashtu zyrtarë nga stafi akademik dhe administrativ i AKSP-së kanë marrë pjesë në gjithsej 15 aktivitete dhe ngjarje të organizuara nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, dhe atë në 5 Ditët Informuese për vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në Seminarët e Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE) dhe në ngjarje të tjera.   

 

NR.

EMRI I NGJARJES

DATA(T) E MBAJTJES

1.

Dita Informuese 2014

12.11.2014

2.

Semiari i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE) në Kosovë “Roli i studentëve në reformat e arsimit të lartë në Kosovë”

16.12.2014

3.

Semiari i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE) në Kosovë “Ndërkombëtarizimi dhe Mobliliteti”

04.06.2015

4.

Seminari i Kontaktit të Erasmus+ në Ballkanin Perëndimor për vendet Nordike dhe Baltike

05.11.2015

 

5.

Dita Informuese 2015

24.11.2015

6.

Seminari  i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE) në Kosovë “Dimensioni profesional në arsimin e lartë”

22.11.2015

7.

Seminari "Mësimi elektronik dhe përgatitja e moduleve elektronike"

17.09.2016

8.

Dita Informuese 2016

12.10.2016

9.

Tryeza e diskutimit me temën “Iniciativat institucionale për të nxitur mësimdhënien cilësore në arsimin e lartë”

07.12.2016

10.

Semiari i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE) në Kosovë “Cilësia në bashkëpunimet ndërkombëtare”

08.02.2017

11.

Seminar trajnues “Si të përgatitet projekti konkurrues në Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE) në kuadër të Programit Erasmus+”

25 - 26.09.2017

12.

Dita Informuese 2017

07.11.2017

13.

Semiari i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE) në Kosovë "Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë - Praktikat më të mira"

14.12.2017

14.

Semiari i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE) në Kosovë “Transformimi i Universiteteve nëpërmjet digjitalizimit dhe aplikimit të metodave të duhura”

28.05.2018

15.

Dita Informuese 2018

26.11.2018

 

 

 

  Tabela 2: Ngjarjet e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë ku kanë marrë pjesë zyrtarët nga AKSP

Për më tepër, zyrtarët nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë kanë vizituar disa herë AKSP-në

 

NR.

EMRI I NGJARJES

DATA(T) E MBAJTJES

1.

Vizita e Zyrës së Erasmus+ në AKSP

07.03.2017

2.

Vizita e Zyrës së Erasmus+ në AKSP

05.12.2018

3.

Vizita e Zyrës së Erasmus+ në AKSP në monitorimin e MNK (ICM)

27.02.2019

  Tabela 3: Vizitat e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë në AKSP