Agjensioni i Menaxhimit dhe Emergjencave

Qendra për Trajnim dhe Edukim të Shërbimit Zjarrfikës të Shpëtimit, e cila funksionon në kuadër të AKSP-së filloi punën në vitin 1999.

 

Misioni

 

Qendra e Trajnimit e AME-së (QTE) organizon dhe drejton përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të AME-së oficerëve, nënoficerëve dhe zjarrfikësve për tërë territorin e Republikës së Kosovës. Përpunon dhe siguron nivelet më të larta të planeve mësimore, dhe aktiviteteve tjera në lëmin e emergjencave si dhe përpunon standardet Operative te Zjarrfikës dhe Shpëtimit.

Vizioni
Të ndihmoj zhvillimin e nivelit të përgatitjes së oficerëve te AME-së për realizimin e misionit tonë sipas përgjegjësive te ligjeve në fuqi.

Përgjegjësitë dhe detyrat e QTE

Është përgjegjëse për trajnimin, edukimin dhe ngritjen e kuadrove të AME-së dhe Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit;

Është përgjegjëse për organizimin e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme për Shërbimin Zjarrfikës të Shpëtimit;

Është përgjegjës për  hartimin e programeve të trajnimit;

Planifikon dhe ofron ndihmë profesionale në trajnim dhe aftësim;

Është përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e plan-programeve të trajnimit;

Të zhvilloj sistemin e trajnimit dhe edukimit duke përfshirë edhe  përgatitjen e çertifikatave;

Është përgjegjës për zhvillimin e programeve arsimore për të gjitha nivelet e zjarrfikës dhe temat në lidhje;

Përcjellë dhe ndihmon në realizimin e plan-programit të Drejtorisë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Departamentit për Menaxhim të Emergjencave, për aftësimin e pjesëtarëve të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë.