Detyrat dhe përgjegjësit e Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së

Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për:

Administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të Akademisë dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij.

Rekrutimin me personel dhe organizimin e akademisë, si dhe nxjerrjen e vendimeve dhe akteve nënligjore për çfarëdo çështje që lidhet me funksionet e tij.

Menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare që i ndahen Akademisë.

Zbatimin e politikës jodiskriminuese për personelin e Akademisë, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe për të siguruar që përbërja e stafit reflekton karakterin shumetnik të Kosovës.

Sigurimin që rekrutimi i stafit është i bazuar në kualifikimet profesionale, aftësitë e tyre, i cili bëhet përmes konkursit të hapur dhe të drejtë, në pajtim me ligjin në fuqi,

Përgatit raporte periodike dhe vjetore mbi punën e Akademisë, të cilat raporte i dorëzohen ministrit të Punëve të Brendshme dhe Bordit,

Po ashtu zhvillon planin strategjik afatgjatë për administrimin efektiv dhe efikas të akademisë. 

Ismail Smakiqi
Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë  

Tel: +381 (0) 28 590 070
E-mail: ismail.smakiqi@rks-gov.net
Adresa : AKSP- Vushtrri