QKSPEZH nënshkroi marrëveshjen bashkëpunimi me QDNJUP dhe QHDNJIE

28.06.2010Vushtrri, 28 qershor, ’10 – Më qëllim të realizimit të projekteve, Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH)  sot nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për të Drejtat e Njeriut të Universiteti të Prishtinës (QDNJUP) dhe Qendrën për Hulumtime në të Drejtat të Njeriut dhe Integrimeve Evropiane (QHDNJE). Qendra për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në bashkëpunim me QDNJUP-në dhe me QHDNJIE e përkrahur edhe nga Fondacioni KFOS-SOROS janë duke implementuar projektin hulumtues “Vlerësimi i kurrikulës së të drejtave të njeriut”, projekt ky i cili është pjesë e trajnimit dhe edukimit sa më efikas të Policisë së Kosovës të cilët trajnohen në QKSPEZH. Në marrëveshje thuhet se ky projekt do të jetë në funksion të dhënies së rekomandimeve për përmirësimin eventual të korrikulës dhe do ti kontribuojë avancimit të të drejtave të njeriut në sistemin edukativ të QKSPEZH-it  Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka qenë që projekti hulumtues “Vlerësimi i Korrikulës së të Drejtave të Njeriut” e cila është pjesë e edukimit të Policisë së Kosovës të realizohet në mënyrë sa më të suksesshme  Qendra për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është duke punuar vazhdimisht që pjesëtarëve të sigurisë publike të cilët trajnohen në QKSPEZH të ofrojë kushte sa më të mirë.