Drejtori Jashari ka marrë pjesë në “Forumin për bashkëpunim strategjik” në EUROPL

31.01.2024

Hagë/ Holandë, 31 janar 2024 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademinë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, është duke marrë pjesë në aktivitetin “Forumi për bashkëpunim strategjik”,  i organizuar nga CEPOL-i dhe EUROPOL-i.  


Qëllimi i kësaj ngjarje ishte diskutime më përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse rreth projektit WB PaCT, projekt i CEPOLI-it, kundër krimit dhe terrorizmit në Ballkanit Perëndimor.


Gjatë mbajtjes së këtij forumi drejtori i Akademisë, Kastriot Jashari  ka bërë një prezantim se si Akademia i përgjigjet nevojave të Policisë së Kosovës për ngritje të kapaciteteve, trajnimet që zhvillohen rreth luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit etj.


Po ashtu drejtori Jashari ka folur edhe rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia ndër vite me vendet e ndryshme në Evropë dhe më gjerë.


Në këtë forum kanë marrë pjesë drejtori Jashari së bashku më Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Rron Krasniqi përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Besnik Sallahu zyrtar ndërlidhës në EUROPOL.


Pala nga Kosova u shpreh e gatshëm që bashkëpunimi me EUROPL-in dhe CEPOLI-in të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ky forum është mbajtur në  EUROPOL më seli në Hagë dhe ka zgjatur dy ditë radhazi.