Në Akademi filloi trajnimin gjenerata e 59 e kadetëve të Policisë së Kosovës

22.01.2024

Vushtrri, 22 janar 2024 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot kanë filluar trajnimin themelore për zyrtar policor, 444 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës.


Kadetëve të gjeneratës së 59 ju dëshiruan suksese dhe i inkurajuan që të angazhohen maksimalisht në  marrjen e njohurive në fushën e sigurisë publike.


Përmes këtij trajnimi kadetët policorë marrin njohuritë e nevojshme sipas standardeve me të larta evropiane për t’i kryer detyrat me profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.