Një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” vizitoi Akademinë

15.02.2023


Vushtrri, 14 shkurt 2023 –
Një delegacion  nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” në Finlanda i kryesuar nga drejtori për hulumtim dhe ekspertiza, Isto Mattila, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).  


Vizita është realizuar në kuadër të bashkëpunimit që kanë këto dy institucionet, Universiteti “LAUREA” dhe Akademia.


Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe stafin menaxhues.


Gjatë takimit u  diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me theks të veçantë në projekte të përbashkëta në fushën e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit si dhe mundësinë e mobilitetit të stafit dhe studentëve.  


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi, Kastriot Jashari,  e informoi delegacionin për zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.


Jashari  foli edhe për trajnimet që mbahen në Akademi  ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia, projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike.


Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që Akademia  ka më vende të ndryshme evropiane në fushën e sigurisë publike.   


Delegacioni nga Universiteti “LAUREA”  në Finlandë, ishte  në përbërje të Isto Mattila, drejtor për hulumtim dhe  ekspertiza, Harri Haapaniemi, udhëheqës i programit për hulumtim dhe siguri, hulumtimi i lartë dhe ekspertiza;  Tuomas Tammilehto, ekspert për hulumtim dhe zhvillim dhe ekspertiza, Petteri Partanen, ekspert për hulumtim dhe zhvillim dhe ekspertiza dhe  Sari Heikkilä, ekspertiza,  mirëqenia dhe shërbimet sociale.


Gjatë këtij takimi anëtarët e delegacionit bënë disa prezantime me temwn: Menaxhimi i kufijve, politikat e BE-së,  Kriminologjia dhe Etika, fondet e projekteve të BE-së; Menaxhimi i kufijve, trafikimi. Tw pranishmit vlerwsuan se këto tema janë në interes të dy institucioneve Akademisë dhe Universiteti “LAUREA”.