Trajnim, arsimim dhe hulumtim me cilësi të lartë në fushën e sigurisë publike

Lajmet

Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi delegacioni i zyrtarëve të lartë i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes së Bullgarisë

 

Vushtrri, 16 korrik 2025 - Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, (AKSP) z. Shpend Shabani me bashkëpunëtorë, priti në takim delegacion nga Republika e Bullgarisë, i kryesuar nga Gjeneralmajor Emil Simeonov Tonev, Shef i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes të Bullgarisë, i shoqëruar nga Sh.T. z. Hristo Kraevski, Ambasador i Republikës së Bullgarisë në Kosovë me bashkpunëtorë.

Me këtë rast, z. Shabani, falënderoi delegacionin e zyrtarëve të lartë nga Bullgaria për vizitën në Akademi, ndërsa foli për rolin e akademisë në ngritjen e kapaciteteve të zbatuesve të ligjit konform sfidave dhe ndryshimeve në kohë. Ai njoftoi delegacionin për punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Akademi, me theks për programet arsimore e programet për trajnime bazike, të avancuara e profesionale me standarde ndërkombëtare në fushën e sigurisë publike. 

Gjatë diskutimeve, të dyja palët shprehën nevojën e bashkëpunimit jo vetëm në nivel vizitash, por bashkëpunim ndërinstitucional, që do të thellohej edhe më shumë përmes nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë, për të shkëmbyer ekspertizat, përvojat dhe praktikat më të mira nga fushëveprimtaria e trajnimeve dhe arsimit në sigurinë publike.

Delegacioni bullgar, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes një marrëveshje dypalëshe, duke u zotuar që iniciativa do të ndërmirret shumë shpejt.

Në kuadër të vizitës, delegacioni nga Bullgaria u njoh më për së afërmi me aktivitetet dhe funksionimin e Akademisë si tërësi, duke qenë institucion kredibil i cili ofron trajnime dhe arsimim profesional për zbatuesit e ligjit në Kosovë.

Ndër të tjerash, nga Njësia për Mbrojtjen e Afërt në Policinë e Kosovës, atyre iu prezantua edhe organizimi, funksionimi dhe përgjegjësitë që kjo njësi mbanë në vete në kuadër të Policisë së Kosovës.

 Gjithashtu për delegacionin mysafir, në hapësirat e Akademisë, u demonstrua një rast simulativ i shkathtësive të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

Sot diplomoi gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës

Vushtrri, 11 korrik 2025 - Sot diplomoi gjenerata e 62-të e kadetëve të Policisë së Kosovës.

279 zyrtarë policor të trajnuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike,nga sot do  veshin uniformën e Policisë së Kosovës për të shërbyer në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Në ceremonia solemne të diplomimit të kadetëve morën pjesë personalitetet të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, zyrtarë të lartë të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe familjarët e kadetëve të sapodiplomuar.

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, tha se për 26 vite me radhë që nga krijimi, Policia e Kosovës shërben me përkushtim e integritet.

“Ky institucion po forcohet e radhët e saj po shtohen çdo herë e më shumë. 62 gjenerata të diplomuara përfshirë këtë të sotmen, të cilat udhëhiqen nga profesionalizmi, në mbrojtje të Republikës, ligjeve e Kushtetutës së vendit, sovranitetit e integritetit territorial. Të jesh pjesë e Policisë së Kosovës është nder dhe përgjegjësi e lartë. Kjo uniformë dhe ky institucion është më shumë sesa zbatuese e ligjit, por edhe përfaqësuese e vlerave të disiplinës ndaj punës, integritetit dhe atdhedashurisë.” u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai shtoi se kadetët i përbashkon misioni e qëllimet e njëjta, ndërsa në realizimin e tyre do ta kenë përherë qeverinë përkrah.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se kjo gjeneratë që sot jep betimin si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë mbështetja e vizionit tonë të përbashkët për një polici profesionale që garanton rend e ligj, që respekton e mbron qytetarët tanë dhe që me integritet e disiplinë mbron besimin e qytetarëve të ndërtuar ndër vite për Policinë e Kosovës

“Policia jonë, jo vetëm që është institucioni me besimin më të lartë, por është shembull në rajon për partneritetin dhe suksese në operacionet ndërkombëtare në luftimin e grupeve kriminale”, tha minsitri Sveçla.

 Ministri, uroi policët e rinj, ndërsa shprehu besimin se ata do të shërbejnë me përgjegjësi e integritet të lartë duke respektuar ligjet në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, duke iu drejtuar kadetëve të rinj tha se nga sot keni hyrë në një kapitull të ri të jetës suaj personale dhe profesionale.

“Uniforma policore nuk është një previlegj, por mbi të gjitha është një përgjegjësi shumë e madhe. Njëkohësisht është një emicion, një krenari, duke pranuar detyrën e shërbimit të shenjtë ndaj qytetarëve të vendit”, tha drejtori Hoxha.

Ai u kujtoi kadetëve që çdo veprim që do të ndërmarrin të jetë në harmoni me ligjin.

“Qytetarët në uniformën tuaj shohin shpresë, guximin, presin mbrojtje dhe siguri, e ju duhet të jeni atje e të zbatoni ligjin” tha Hoxha.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Shpend Shabani.

Gjatë ceremonisë së diplomimit kadetët e gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës morën certifikatat për pranimin e detyrës së re, duke u betuar se me profesionalizëm, përgjegjësi e integritet do të kujdesen për sigurinë dhe paqen e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Takim i përbashkët ndërmjet AKSP-së dhe Akademisë Diplomatike

Vushtrri, 2 korrik 2025 - Sot, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u zhvillua një takim i përbashkët me përfaqësues të Akademisë Diplomatike. Ky takim ishte pjesë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve. Të dy institucionet u përfaqësuan nga udhëheqësit e tyre, z. Shpend Shabani, u.d. Drejtor të Përgjithshëm të AKSP-së, dhe znj. Mirjeta Behluli, Drejtoreshë e Përgjithshme e Akademisë Diplomatike, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë takimit, palët diskutuan për bashkëorganizimin e trajnimit të radhës në AKSP, i cili do t’u dedikohet zyrtarëve të huaj (ndërkombëtarë) që operojnë në fushën e sigurisë publike. Trajnime të tilla janë mbajtur edhe në vitet e kaluara, në kuadër të implementimit të suksesshëm të marrëveshjes së bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.

Ky aktivitet dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, e cila ka për synim forcimin e partneritetit strategjik në fusha me interes të përbashkët. Në fokus mbetet zhvillimi i trajnimeve cilësore, avancimi profesional dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale.

Përmes këtij bashkëpunimi, të dyja palët riafirmojnë përkushtimin e tyre për bashkërendim efektiv në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në ngritjen e mëtejshme të standardeve në fushën e sigurisë publike dhe diplomacisë.

Statistikat

0

Numri i vijuesve të trajnimeve

0

Numri i trajnimeve

0

Numri i të diplomuarve në FSP

Institucionet e Sigurisë Publike

Pyetjet e shpeshta

Akademia e Kosovës për Siguri Publike është institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit, arsimimit të lartë si dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike për të gjitha institucionet e sigurisë publike në Republiken e Kosovës por pa u kufizuar vetëm në:

  1. Policinë e Kosovës;
  2. Shërbimin Korrektues;
  3. Shërbimin Sprovues;
  4. Doganën e Kosovës;
  5. Agjencinë e Menaxhimit Emergjent
  6. Inspektoratin Policor të Kosovës

Zyrtar i një Agjencie të Sigurisë Publike (ASP) mund të bëhet çdo qytetar i Republikës së Kosovës i cili duhet të kaloj përmes procedurave te hapura të konkurimit. Aplikimi mund të bëhet përmes faqes zyrtare të internetit të ASP-ve përkatëse apo kritereve të përcaktuara paraprakisht prej ASP-ve, dhe pas përzgjedhjes sipas kritereve të konkursit, i njëjti i nënshtrohet Trajnimit Profesional në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ofron trajnime të niveleve të ndryshme dhe arsim të lartë për zyrtarët e sigurisë publike me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të tyre.

 

Programet e trajnimit fillojnë nga Trajnimi Profesional, që u dedikohet zyrtarëve fillestar që për herë të parë themelojnë marrëdhënie pune, pastaj trajnime bazike, të avancuara dhe të specializuara. Në kuadër të këtyre kategorive hyjnë trajnimi për zhvillimin e instruktorëve (ToT) dhe menaxhment dhe lidership.

Varësisht nga Analiza e Nevojave për Trajnim të Agjencioneve të Sigurisë Publike, përzgjidhen zyrtarët e caktuar për të ndjekur trajnimin përkatës. Këtë propozim për te ndjekur trajnime e bëjnë udhëheqësit e drejtperdrejt nga Agjencitë e Sigurisë Publike përkatëse, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të zyrtareve publik (zbatuesve të ligjit) dhe ofrimin e njohurive dhe shkathtësive qoft të atyre të domosdoshme apo të reja për fusha të caktuara.

Për informata të mëtejshme, mund të vizitoni faqen zyrtare të AKSP-së (www.aksp-ks.net) ose të kontaktoni përmes telefonit në numrin zyrtar: +383 (0)28 59 00 70.

Na Kontaktoni!

Kontaktet

Zyrtar përgjegjës për të pranuar dhe trajtuar sinjalizimin
Zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike
Zyrtari kontaktues me Agjencinë për Parandalimin e Korrupcionit (APK)
Zyrtari përgjegjës për zgjidhjen e situatave të konfliktit të interesit
Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale
Numri i telefonit

+383 28 590 070

Orari i punës

Hëne-Premte 08:00-16:00