Kadetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të kolegut të tyre Flordian Shabaj

22.11.2022

Vushtrri, 22 nëntor  2022 –  Kadetët e gjeneratës së 57 të Policisë së Kosovës sot filluan paradën e mëngjesit më një minutë heshtje  në nderim të kolegut të tyre Flordian Shabaj i cili humbi jetën  dje, me datën 21.11.2022,  në një aksident trafiku.


Në nderim të kadetit Shabaj, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, shpreh ngushëllimi familjes së Shabaj, kolegeve të tij dhe gjithë farefisit.


Familjes së Flordianit dhe kolegëve të tij ngushëllime iu shprehu edhe  Driton Zabërgja nënkolonel në Policinë e Kosovës.

Telegram ngushëllime nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike 


E nderuara familja Shabaj, në emër të të gjithë stafit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre!


Flordiani ishte një kadet i shkëlqyeshëm më virtyte të larta njerëzore, ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për institucionin tonë.
Duke bashkëndjerë dhimbje më ju, ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve!  
 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Kastriot Jashari