Qendrën e Sigurisë Publike e vizituan ministrat z.Bajram Rexhepi si dhe z.Enver Hoxha

28.05.2010Vushtrri, 28 maj `10- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizituan ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi si dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Enver Hoxha.
Ministrat u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike, Sheremet Ahmeti, stafi menaxhues i Qendrës si dhe nga përfaqësuesit  e agjencioneve  të sigurisë publike.
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZHI-it, Sheremet Ahmeti, duke iu dëshiruar mirëseardhje ministrave ai gjatë takimit i informojë ata për punën, aktivitetet, konceptin, vizionin  si dhe për trajnimet që mbahen në qendër.Ahmeti tha se Qendra luanë një rolë të rëndësishëm jo vetëm për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publikë nga Kosova, por edhe për ata të rajonit.
“Unë i informova ministrat për nevojat të cilat ka Qendra që në të ardhmen kjo qendër të bëhet me renome evropiane”, tha Ahmeti.
Kryeshefi Ahmeti po ashtu i informoi ministrat edhe për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Qendra, si atë të akreditimit, të anëtarësimit në Asociacionin e Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC) si dhe anëtarësimin e saj në Kolegjin Policor të Evropës (CEPOL). Kryeshefi Ahmeti dhe ministrat e kabinetit qeveritar e kanë parë të arsyeshme që në një të ardhmen të afërt në Qendër të ofrohet edhe arsimi bachelor, master dhe doktoratur.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka vlerësuar lartë punën që bëhet në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Ai tha se Qendra është me traditë ku mbahen trajnime bazike dhe të specializuara për shumë kategori siç janë; Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues, Departamenti i Emergjencave si dhe Doganat e Kosovës.  “Në këtë drejtim duhet të avancohen, duhet tu krijohen kushte me të mira, mirëpo synimet janë që përveç krijimit të kushteve që janë të domosdoshme  të investohen, duhet të kemi edhe vizionin e qartë se çka me tutje, kjo qendër në çfarë drejtimi do të shkojë që të shkohet drejtë edukimi superior me gradë baqellor”, tha Rexhepi.
Ministri Rexhepi tha se mbi gjitha, prioritet i MPB-së është që të bëhet baza ligjore  që më një ligj të veçantë të definohet statusi i Qendrës për Siguri Publike. Ministri Rexhepi tha se në krijimin e ligjit do të marrin pjesë ministrit, përfaqësuesit e qendrës si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Ndërkaq Ministrit i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxha tha se Ministria e Arsimit se bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme është duke punuar që në një të ardhme të afër në Qendër të ketë edhe më tutje kualifikime të policisë, gardianëve, doganierëve  etj. Sipas tij ekziston mundësia që në një të ardhme në këtë Qendër  të ofrohet edhe grada bachelor. Ministri Hoxha tha se Republika e Kosovës synon ta ketë një sistem arsimor i cili përbëhet prej nivelit formale të arsimit dhe nivelit jo formale, që përbehet prej  gradave  universitare dhe gradave jo universitare. “Ky sistem fleksibil dhe cilësor arsimor do t’ia mundësoj kësaj qendre që në të ardhmen çdo kualifikim çdo  certifikatë që lëshohet nga kjo qendër të pranohet jo vetëm në Kosovë, por të jetë e pranueshme edhe në treg global”, u shpreh ministri Hoxha.