Në Akademi shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

01.06.2022

Vushtrri, 01 qershor 2022 –  Më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot ka hapur  dyert në pritje të fëmijëve për vizitë.


Për nder të kësaj feste, nxënësit e  Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u prit nga stafi i Akademisë, nga instruktorët e Policisë së Kosovës si dhe nga këshilltarja  e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),  në Akademi Shpresa Muharremi.


Duke iu dëshiruar mirëseardhje nxënësve dhe duke i uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, instruktorët para nxënësve demonstruar disa taktika se si të mbrohen fëmijët nga rreziqet siç janë ato natyrore, teknologjike dhe ato nga faktori njeri.


Fëmijët vizituan hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, vizituan klasat ku zhvillohen trajnimet për pjesëtarët e sigurisë publike, sallat e sportit, poligonet, ambientet e logjistikes, dhomën e webinarëve dhe sallën e ekspozitës së uniformave të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë etj.


Nxënësit shprehën emocionet e tyre përmes pyetjeve të ndryshme,  shprehën interesimin e tyre rreth aktiviteteve dhe trajnimeve që mbahen në Akademi, njëkohësisht shfaqen dëshirën e tyre që kur të rriten  të bëhen pjesë e institucioneve të sigurisë publike.


Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që fëmijët të mësojnë për se afërmi se ku trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike, siç janë Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjentë (zjarrfikësit) Shërbimi Sprovues i Kosovës etj.