Nesër QKSPEZH-in do ta vizitojnë ministrat z.Bajram Rexhepi, z. Ahmet Shala, z.Enver Hoxhaj dhe zv/ministri z.Arsim Janova

27.05.2010Vushtrri, 27 maj ’10 -Nesër më 28.05.2010, në ora 11: 00, Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z.Sheremet Ahmeti, do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, me ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, si dhe me zëvendësministrin në Ministrinë e Drejtësisë Arsim Janova.

Takimi mbahet në QKSPEZH në Vushtrri. Ftohen të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara që të përcjellin takimin e Kryeshefit Ekzekutiv me ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.