Akademia e Kosovës për Siguri Publike ngushëllon familjen Qafleshi dhe Doganat e Kosovës

24.04.2020

Vushtrri, 24 prill 2020 

 

E nderuara Familja e Kujtim Qafleshit

I nderuar  z.Ibrahim Xhaka, U.d Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

 

 


Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta e familjarit tuaj, zyrtarit të Doganës, njëherit mësimdhënësit tonë të çmuar, Kujtim Qafleshi. Kujtimi ishte mësimdhënës i angazhuar në Fakultetin e Sigurisë Publike, dhe kontributi i tij pa dyshim është mjaft i çmueshëm në arsimimin e zbatuesve të ligjit, sidomos atyre nga fusha doganore. 

Ishte koleg i dashur, profesionist dhe i palodhshëm në punën e tij pedagogjike.  

Me vdekjen e Kujtimit, Ju familje e nderuar humbet bashkëshortin dhe prindin tuaj, ndërsa ne humbëm, kolegun, mikun dhe mësimdhënësin e shquar, i cili do të mbetet në kujtesën e zbatuesve të ligjit për cilësitë e tij të larta njerëzore dhe profesionale. 


Ngushëllime Familjes, të afërmeve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e mësimdhënësit Kujtim Qafleshi. 


Akademia e Kosovës për Siguri Publike,

Vushtrri,

24.04.2020