Ekspert nga Irlanda e Veriut, të cilët udhëheqin projektin e Komisionit Evropian “Mbështetja e Reformës në Policinë e Kosovës” vizituar AKSP-në

18.04.2019

Vushtrri, 18 prill 2019- Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizituan ekspert nga Irlanda e Veriut, Esmond Adair dhe Laurence Hanvey, të cilët udhëheqin projektin e Komisionit Evropian “Mbështetja e Reformës në Policinë e Kosovës” të implementuar nga NI-CO (Northern Ireland Cooperation Overseas).

 

Ekspertet në fjalë u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi si dhe menaxhemnti i lartë i Akademisë.

 

Gjatë këtij takimi Drejtori Smakiqi falënderoi ekspertet për vizitën si dhe shprehu falënderimet për ndihmën e vazhdueshme që po bën Bashkimi Evropian në Kosovë e në veçanti për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

 

Gjithashtu gjatë këtij takimi Smakiqi para të pranishme përmendi edhe dy projektet  e Binjakëzimit të Komisionit Evropian të cilat kanë rezultuar me një sukses të jashtëzakonshëm për institucionet e sigurisë në vend, me hapjen e studimeve bachelor si dhe krijimin e gjashtë programeve profesionale për gjashtë agjencitë e sigurisë të cilat trajnohen në Akademi të akredituara nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, si Policia e Kosovës, Inspektorati Policor, Emergjencat, Dogana e Kosovës, Shërbimi Korrektues si dhe Shërbimi Sprovous.

 

Drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia me vendet e ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

 

Ndërsa eksperti Esmond Adair i cili njëherit është edhe udhëheqës i projektit “Mbështetja e Reformës në Policinë e Kosovës”,  tha se ku do që kanë shkuar kanë dëgjuar fjalë të mira për Akademinë, për gjithë përkrahjen që ju jep të gjitha institucioneve, si dhe ka vlerësim të lartë nga institucionet tjera. 

 

Ai tha se  është shume më rëndësi Akreditimi proces të cilinë e keni kaluar, sepse suksesi  i akreditimit vjen si rezultat i rëndësisë dhe punës së Akademisë.

 

Ai tha se gjatë tre mujorit të qëndrimit në Kosovës do të mbledhim informata dhe te shohim se cilat janë  nevojat dhe ndryshmet për reformat në Policinë e Kosovës, i cili është  edhe misioni i projektit të Komisionit Evropian.

 

Ndërsa Laurence Hanvey tha se , “  kemi fjalët më të mira për Akademinë si institucion shumë kredibil dhe i cili është mjaftë profesional”.

 

Në funde Drejtori Smakiqi u shpreh i hapur për bashkëpunim i cili është në të mirë të institucioneve të sigurisë në vend duke vënë në pah  edhe punën e palodhshme të menaxhemntit të AKSP në realizimin  e këtij projekti mjaftë më rëndësi në reformimin e Policisë së Kosovës.