Pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria trajnohen në QKSPEZH

12.04.2010

Vushtrri,12 prill ’10-  Sot  në Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), dhjetë pjesëtarë të Departamenti të Emergjencave  nga Shqipëria filluan trajnimi bazik për zjarrfikje dhe shpëtim, trajnim i cili do të zgjasë dy javë.

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës (DME) i cili funksionon në kuadër të QKSPEZH-it do tu mundësoj këtyre pjesëtarëve që të përfitojnë njohuri të shumta në lëmin e emergjencave.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje këtyre pjesëmarrësve, drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave z. Fadil Kodra si dhe drejtori për Përkrahje Programore në Qendër z. Ali Bajgora  janë ndjerë të previligjuar që për herë të parë pjesëtarë të DME-së nga Shqipëria ndjekin trajnimin në QKSPEZH.