Drejtori Smakiqi vizitoi zyrtarisht Akademinë Policore të Suedisë dhe Norvegjisë

25.11.2017

Vushtrri, 25 nëntor 2017 - Në mbështetje të Organizatës  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një delegacion i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe nga Policia e  Kosovës i udhëhequr nga Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore kolonele Taibe Canolli,  vizituan  Akademinë Policore të Suedisë dhe atë të Norvegjisë.

Delegacioni ishte i përbërë nga udhëheqësi për Marrëdhënie më Jashtë në Akademi Avni Istrefi, kolonel Milorad Corac, kapiteni Muhamet Berisha dhe përfaqësuesit e OSBE-së Shpresa Muharremi këshilltare në Akademi dhe këshilltarët Shpresa Mulliqi dhe John Gustavson.

Gjatë vizitës në Stokholm, delegacioni i Kosovës u prit nga komisionari i Policisë Kombëtare i Autoritetit të Policisë Suedeze Dan Eliasson. Drejtori Smakiqi e falënderoi komisionarin Eliasson për pritjen dhe mundësin e dhënë për bashkëpunim me Akademinë Policore të Suedisë. Po ashtu edhe kolonele Canolli duke i përcjell përshëndetjet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës  Shpend Maxhuni, e njoftoi Eliasson rreth zhvillimeve aktuale në Polici. 


Gjatë këtij takimi u bë një prezantim rreth sistemit, funksionimit, rekrutimit, operativës dhe burimeve njerëzore të policisë së Suedisë. Delegacioni në kuadër të vizitës zyrtare ne Akademinë Policore në Stokholm u njoftuan me  për së afërmi me sistemin e arsimit të policisë në Suedi. 

Më këtë rast delegacioni në fjalë vizituan kampusin dhe hapsirat tjera trajnuese  në Akademisë Policore Suedeze.  

Delegacioni vizitoi edhe Kolegjin Universitar të Policisë Norvegjeze, në Oslo ku u prit nga zëvendësdrejtori Tor Tanke Holm dhe ekipi i tij. Delegacionit iu  prezantua sistemi në tërësi i Kolegjit Universitar të Policisë Norvegjeze duke përfshirë programet studimore bachelor,  master, hulumtimet dhe arsimimi i mëtutjeshëm i Policisë së Norvegjisë. 

Në kuadër të agjendës, dhe me interesim të zyrtarëve Kolegjit Universitar të Policisë Norvegjeze,  Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi, bënë një prezantim për Akademinë, sistemin arsimor që zhvillohet në Akademi për të gjithë zbatuesit e ligjit  në nivel profesional dhe arsim të lartë, mbi institutin për hulumtim në kuadër të Akademisë dhe politikat zhvillimore.  


Gjatë kësaj vizite e cila u mundësua nga OSBE, gjegjësisht udhëheqësi i këtij misioni në Kosovë Ambasadori Jan Braathu si dhe  Ake Roghe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike pran OSBE-së u arritë pajtueshmëri për mundësinë e bashkëpunimit  të mëtutjeshme në të gjitha fushat që janë me interes të përbashkët. 

Kolegji Universitar i Policisë së Norvegjsë në Oslo, i ofroi mundësi Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, shfrytëzimin e bibliotekës elektronike si dhe trajnimin e zyrtarëve policor (instruktorëve) në fusha të specializuara. Një mundësi e veçantë Akademisë iu ofrua nga profesor Paul Larsson i Departamentit të Kërkimeve, në fushën e Hulumtimeve dhe Master në Shkencat Policore në KUPN (NPUC).