Në Akademi u mbajt "Konferenca e mesme planifikues për menaxhimin e krizave"

29.06.2017

Vushtrri, 28 qershor  2017- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt  “Konferenca  e mesme planifikuese për menaxhimin e krizave”,  e organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në bashkëpunim me  Ambasadën  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, qëllimi i se cilës ishte planifikimi i ushtrimit në tavolinë.

Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,  duke përshendetur pjesëmarrësit e kësaj konference, falënderoi  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasaden Amerikane   dhe ICITAP-in për mbështetjen e vazhdueshme që po ja bëhet instiucioneve të Kosovës.

Smakiqi vlerësoi se takimet e tilla si kjo konferencë janë mjaftë të rëndësishme dhe të vlefshme për vendin tonë.  Drejtori Smakiqi tha se Akademia  çdo herë është e gatshme të ofroj kushte për secilin pjesëtarë të sigurisë publike, si dhe për çdo lloj aktiviteti që është në të mirën e vendit.

Kurse komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjeneral major Timoty Orr, gjatë vizitës së tij në Akademi për të marrë pjesë në konferencë, foli rreth rolit të fuqishëm që kanë emergjencat në SHBA. Gjeneral Orr tha se qëllimi i konferencës është që praktikat e SHBA-ve t’i ndajnë me emergjencat në Kosovë.  Më këtë rast gjeneral Orr shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha duke përfshirë edhe atë të emergjencave përmes trajnimeve dhe ushtrimeve.
 
Ndërkaq drejtori  i Departamenti të Gatishmërisë Emergjente në Agjencin e Menagjimit Emergjent Hajriz Sejdiu, tha se konferenca ka për qëllim planifikimin e ushtrimit në tavolinë.

“Ushtrimi në tavolinë është i dizajnuar dhe i bazuar në diskutime më qëllim të testimit të politikave, planeve dhe procedurave që dalin nga dy dokumente bazike siç janë; sistemi i integruar i menaxhimit të emergjencave dhe plani i reagimit kombëtarë”, u shpreh Sejdiu duke thënë se ushtrimi ka për qëllim testimin e kapaciteteve vendimmarrëse, koordinimin dhe reagimin për menaxhimin e krizave.

Po ashtu Sejdiu tha se do të testohen edhe kapacitetet e komunikimit dhe menaxhimit të informacionit.

“Përveç Agjencisë së Menaxhimit Emergjentë në këtë konferencë janë të përfshira të gjitha institucionet lokale dhe qëndrore të Republikës së Kosovës, organizata joqeveritare dhe sektori privat. Planifikimin dhe zbatimin e ushtrimit  e kanë mbështetur Ambasada Amerikane në Kosovë, Garda e Aioves, Ushtria Amerikane dhe Agjencioni Federal i Menaxhimit të Emergjencave”, u shpreh Sejdiu.

Ligjëruese në këtë konferencë e cila u mbajt tri ditë radhazi, ishin trajnerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.