Ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov vizitoi Akademia

29.06.2016Vushtrri, 29 qershor  2016 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë, Goce Bačanov. Ndihmës ministri Bačanov u prit nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe  bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.

Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin  me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin  vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai  foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.

Gjithashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi dhe ndihmës ministri Bačanov shprehën nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqën gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes të dy institucioneve.

Në fund, ata vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.