Smakiqi priti në takim një delegacion nga Shqipëria

18.09.2014

Vushtrri, 18 shtator 2014 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi sot priti në takim drejtorin e Akademisë Policore Bilbil Memaj i cili ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të ICITAP-it Zyra  në Tiranë Martha Bacile Findlay.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më për së afërmi me zhvillimet e fundit në Akademi si dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në mes të dy Akademive.

Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin me proceset e rëndësishme e në thekës të veçantë lidhur me hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi nga tetori i këtij viti.

Gjithashtu Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes dy qendrave në trajnimin e pjesëtareve të sigurisë publike.
Smakiqi falënderoi edhe partnerët ndërkombëtar për ndihmën e vazhdueshme që po vazhdojnë të japin në ndërtimin sa më profesional të institucioneve në vend, si dhe për bashkëpunimet me asociacionet policore evropiane dhe ndërkombëtare si AEPC dhe INTERPA.

Ndërsa drejtori i Akademisë Policore të Shqipërisë Bilbil Memaj shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me Akademinë si dhe vlerësoi lartë punën e bërë në këtë institucion.

Në fund të takimit ata vizituan edhe njërën nga klasat ku zhvillohej trajnimi ”Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”, i përkrahur nga ICITAP, ku po marrin pjesë gjithsej 42 udhëheqës të lartë të policisë nga të gjitha vendet e rajonit