Zv/ministri i Punëve të Brendshme nga Afganistani Ikramuddin Yawar vizitoj Akademinë

24.06.2014

Vushtrri, 24 qershor 2014 – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme nga Afganistani, Ikramuddin Yawar .  Delegacioni i përbërë  prej pesë anëtarëve është interesuar rreth rolit, trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.
Më këtë rast  drejtori Smakiqi, e njoftoj delegacionin për trajnimet, aktivitetet  dhe të gjitha zhvillimet  në AKSP. Ai po ashtu e informoi delegacionin për proceset e fundit në Akademi si dhe për progresin e vazhdueshëm që po bën institucioni ynë drejtë realizmit të qëllimeve të saj. Smakiqi foli edhe për qëllimin i cili është që Akademia të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike.  Delegacioni u informua edhe për anëtarësimin e Akademisë në disa organizata ndërkombëtare që kanë të bëjnë më fushën e sigurisë publike.
Ndërsa zv/ministri, Ikramuddin Yawar,  duke shprehur falënderimin e tij për pritjen theksoi rëndësinë e bashkëpunimit  mes institucioneve të sigurisë nga Kosova dhe Afganistani.  Të dy palët u dakorduan për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Në fund delegacioni nga Afganistani bënë një vizitë në gjithë objektin e AKSP-së.