Përfundoi trajnimi Menaxhimi për Kapiten

08.03.2013Vushtrri, 08 mars 2013- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi, Menaxhimi për Kapiten. Të pranishëm në ceremoninë  e diplomimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, Nënkolonel Driton Zabërgja, zyrtarë të lartë të Akademisë si dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.
Smakiqi theksoi se trajnimet e tilla i kontribuojnë zhvillimit dhe ndërtimit të kapaciteteve profesionale për Policinë e Kosovës që përmes profesionalizmit të tyre ti ofrojnë siguri qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është prioritet absolut i Akademisë” tha Smakiqi.
Ndërsa Nënkolonel Driton Zabërgja tha se trajnimet e tilla  kanë rëndësi të madhe në aftësimin e pjesëtarëve të policisë, në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë trajnim gjithsej kanë qenë, gjashtëdhjetë e nëntë zyrtarë policor të cilët me sukses kanë përfunduar trajnimin.