Antoinete Gosinski vizitoi Akademinë

14.02.2013

Vushtrri, 14 shkurt 2013- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim shefen e sektorit për identitet të inteligjencës nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoinete Gosinski.
Smakiqi gjatë këtij takimi  foli për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Akademisë dhe partnerëve të saj evropian dhe nga SHBA-të që kanë dhënë në ngritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve trajnuese për pjesëtarët e sigurisë publike.
Smakiqi delegacionin e informoi për proceset reformuese të cilat tani po kalon Akademia si dhe për projekte të rëndësishme e në veçanti për Projektin e Binjakëzimit, të financuar nga Bashkimi Evropian e që ka të bëjë me ngritjen dhe përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike.
“Trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike, konform ligjeve edhe standardeve ndërkombëtare i kontribuon jo vetëm sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe më gjerë”, tha Smakiqi.
Ndërsa shefja e sektorit për identitet të inteligjencës nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoinete Gosinski, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.