Akademinë e vizitoi ish-komisionari gjerman për Mbrojte Reinhold Robbe

04.10.2012

Vushtrri, 04 tetor 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në një takim ish-komisionarin gjerman për Mbrojtje, Reinhold Robbe.
Smakiqi gjatë këtij takimi foli për misionin, vizionin si dhe për zhvillimit e fundit te cilat po kalon Akademia.
Gjithashtu Smakiqi e informoi delegacionin gjerman edhe për projektin e binjakëzimit, projekt i Komisionit Evropian i cili ka të bëjë me ngritjen e Akademisë në një institucion të arsimimit të lartë.
Me këtë rast ai falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të Republikës se Kosovës e në veçanti për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ndërsa ish-komisionari gjerman, Reinhold Robbe vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.