Drejtori Smakiqi priti në takim drejtorin Erdogan

23.05.2012

Vushtrri, 23 maj 2012 – Një delegacion i Shkollës  Policore Turke i udhëhequr nga drejtori i kësaj shkolle, Ramazan Erdogan, vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, nga përfaqësuesit e Institucioneve të Sigurisë Publike dhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së. Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë. Drejtori Smakiqi e ka njoftuar delegacionin për konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në AKSP  nga të gjitha agjencionet si  Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës. Smakiqi tha se AKSP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë. Në këtë kuadër, Smakiqi vlerësoi lartë nivelin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Turqisë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të tyre. Smakiqi potencoi lidhjet e fuqishme bilaterale ndërmjet dy shteteve Kosovës dhe Turqisë dhe falënderoi shtetin turk  për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.
Ndërsa delegacioni turk shprehen gatishmërinë e tyre që ta përkrahin Akademinë në gjitha fushat që lidhen me sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e dukurive negative.