Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi priti në takim një delegacion nga Akademia Kombëtare Policore Turke

06.04.2012

Vushtrri, 6 mars 2012 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim një delegacion nga Akademia Kombëtare Policore Turke i udhëhequr nga rektori, Zühtü Arslan.
Smakiqi gjatë këtij takimi delegacionin e informoi për prioritetet, strukturën organizative dhe për projekte të rëndësishme në AKSP. Gjithashtu ai foli për projektin e binjakëzimit me shtetin e Finlandës dhe Estonisë, projekt i Komisionit Evropian që ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Smakiqi vlerësoi  lartë ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Republikën e Kosovës e në veçanti për Akademinë duke theksuar se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej në ngritjen sa më profesionale të pjesëtarëve të sigurisë publike.
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në AKSP, nënkolonel Driton Zabërgja, falënderoi Akademinë Kombëtare Policore Turke e në veçanti instruktoret, i cili tha se përvojat dhe kontributin të cilin e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin kanë një rëndësi të madhe në trajnimin e Policisë se Kosovës. Ndërsa drejtori i Akademisë Turke, Zühtü Arslan shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdoj ky bashkëpunim në mesë të dy Akademive.