Zëvendësministri i Punëve te Brendshme i Shqipërisë, Avenir Peka vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

30.03.2012

Vushtrri, 30 mars 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, priti sot në një takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Avenir Peka i cili ishte i shoqëruar edhe nga Drejtor i Qendrës së Formimit Policor, Hamdi Fjora.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin lidhur me trajnimet dhe aktivitetet e shumta të cilat po zhvillohen në Akademi si dhe për objektivat në të ardhmen. Në funksion të këtyre objektivave, Akademia ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me vendet fqinjë por edhe më gjerë dhe Akademia tashmë vlerësohet si partner shumë i rëndësishëm në rajon tha Smakiqi. Gjatë bisedës mes tyre drejtori Smakiqi dhe zëvendësministri Peka, shkëmbyen pikëpamje të ndryshme mbi forcimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes të dy vendeve. Gjatë kësaj vizite u organizua edhe parada e gjeneratës së 43-të e Policisë së Kosovës.