Kryeshefi Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së instruktorin Cena

21.11.2011

Vushtrri, 21 nëntor 2011 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së Anton Cena, i cili njëherit është edhe instruktor në Qendër.
Më këtë rast kryeshefi Smakiqi e përgëzoi  kampionin Cena për sukseset që ka arritur deri me tani. Duke e quajtur Cenen si ambasador i sportit në Kosovë, Evropë e së shpejti edhe në botë, kryeshefi Smakiqi tha se sukseset që ka arritur Cena janë krenari jo vetëm për qendrën ku shërben ai, por për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kryeshefi Smakiqi tha se edhe për kundër sfida që ka sporti kosovar, Kosova ka sportistë të dalluar. Tutje Smakiqi i ofroj mbështetje të plotë instruktorit Cena.
Ndërsa instruktori Anton Cena falënderoi kryeshefin Smakiqi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për ta përkrahur vazhdimisht.