Filloi trajnimi armët e shkatërrimit në masë

06.06.2011Vushtrri, 06 qershor ’11- Pas trajnimeve të shumta që po mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot filloi trajnimi mbi hetimet  e armëve të shkatërrimit në masë,  trajnim ky i organizuar nga International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP). Pjesëmarrësit të cilët vijojnë këtë trajnim janë pjesëtarë të  Policisë së Kosovës, Dogana e Kosovës dhe prokuror. Në këtë trajnim janë duke marrë pjesë edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga Republika e Shqipërisë.
 Ligjërues në këtë trajnim janë instruktor të FBI  nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi dhe profesionalizimi i pjesëtarëve të sigurisë publike në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, than pjesëmarrësit. Ky trajnim do të zgjasë një javë.