Divizioni për Çështje Ligjore

Divizioni për Çështje Ligjore

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje Ligjore janë:

 

1.1. Ofron mbështetje në hartimin e akteve normative nga fushëveprimi i Akademisë;

 

1.2. Siguron harmonizimin e akteve normative të Akademisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;

 

1.3. Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Akademisë;

 

1.4. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë;

 

1.5. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Akademisë në kontestet gjyqësore;

 

1.6. Ofron ndihmë për strukturatorganizative të Akademisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;

 

1.7. Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë.

 

2. Udhëheqësi i Divizionit për Çështje Ligjore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore.

 

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Çështje Ligjore është tre (3). 

 

 

 

Sadat Gashi

Udhëheqës i Divizionit për Çështje Ligjore

Tel. + 381 (0) 28 590 070

E-mail: sadat.gashi@rks-gov.net

Adresa: AKSP – Vushtrri