Divizioni për Përkrahje Gjuhësore

Divizioni për Përkrahje Gjuhësore

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Përkrahje Gjuhësore janë:

 

1.1. Ofrimi i shërbimeve të përkthimit, lekturimit dhe korrekturës në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe;

 

1.2. Ofrimi i shërbimeve tëpërkthimit verbal në trajnime dhe aktivitete tjera që zhvillohen në Akademi;

 

1.3. Ofrimi i shërbimeve të përkthimit të formës konzekutive dhe simultante;

 

1.4. Përkthimin me shkrim i plan-programeve (kurrikulave) dhe materialeve tjera në Akademi;

 

1.5. Lekturimi dhe korrektura e plan-programeve, testeve dhe materialeve tjera;

 

1.6. Arkivimi i materialeve të përkthyera dhe të lektoruara në formë elektronike;

 

1.7. Përkthimi verbal në terrene, poligon të tipit të mbyllur dhe të hapur si dhe në salla sportive për trajnimet që zhvillohen nga Akademia;

 

1.8. Ofrimi i përkthimit në takimet e niveleve të ndryshme, ceremonitë, seminaret dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen nga Akademia.

 

2. Udhëheqësi i Divizionit për Përkrahje Gjuhësore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore.

 

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Përkrahje Gjuhësore është njëzet e nëntë (29).

 

 

Emin Uka 

Udhëheqës i Divizionit për Përkrahje Gjuhësore

Tel. + 381 (0) 28 590 070

E-mail: emin.uka@rks-gov.net

Adresa: AKSP – Vushtrri