Divizioni i Auditimit të Brendshëm

Divizioni i Auditimit të Brendshëm

 

1. Detyrat dhe pÑ‘rgjegjësitÑ‘ e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janÑ‘:

 

1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;

 

1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut; 

 

1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitete të auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultate të auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

 

1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;

 

1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;

 

1.6. Raporton menjëherë te menaxhmenti i larte dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente.

 

2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit tÑ‘ Brendshëm raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.

 

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit te Brendshëm është një (1).

 

Imer Haliti
Udhëheqës i Auditimit të Brendshëm
Tel. + 381 (0) 28 590 070/113
E-mail: Imer.Haliti@rks-gov.net
Address: KAPS – Vushtrri