Shërbimi Korrektues i Kosovës

Sektori i trajnimeve, zyra në AKSP

Udhëheqësi i njësisë së trajnimeve, pas konsultimit me Komisionerin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, dhe në bashkëpunim me ekspertë të tjerë në Drejtorinë Qendrore të Burgjeve, në Prishtinë dhe burgjet tjera të SHKK-së, organizon, menaxhon, dhe koordinon të gjitha aktivitetet për trajnime profesionale për zyrtarët e SHKK;

Udhëheqësi i njësisë së trajnimeve harton plan-programin e trajnimeve dhe bënë organizimin e të gjitha trajnimeve për oficerët korrektues;
Trajnimet realizohen nga njësia e trajnimeve dhe rekrutimeve.

Njësia e Trajnimeve

Në bazë të planprogramit vjetor, njësia e trajnimeve, organizon dhe realizon këto trajnime:


1.    Trajnimin bazik për oficerë korrektues;
2.    Trajnime të veçanta për stafin civil të burgjeve;
3.    Trajnime të avancuara.

Trajnimet për oficerët e Shërbimit Korrektues të Kosovës janë:

Trajnime për aftësi dhe shkathtësi fizike;
Trajnimet për aftësi dhe shkathtësi taktike;
Trajnime për aftësi dhe shkathtësi teknike;
Trajnime për aftësi dhe shkathtësi praktike;
Trajnime për përdorimin e armëve të zjarrit: Gllock, AK-47 dhe MP-5.

Disa nga trajnimet realizohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Departamentin e Menaxhimit të Emergjencave dhe në bashkëpunim me partnerët tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.