}

NewsArticle

07/04/2025

Filloi trajnimi i 283 kadetëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 7 prill 2025 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka filluar Trajnimi i Gjeneratës 62 të kadetëve të Policisë së Kosovës. Në këtë trajnim marrin pjesë 283 kadetë, ku janë përfaqësuar të dyja gjinitë si dhe nga komuniteti jo shumicë që jetojnë në Republikën e Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi u mbajt Dita e Informimit të Komuniteteve
Në Akademi u mbajt Dita e Informimit të Komuniteteve

Vushtrri, 26 mars 2025 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt Dita e Informimit për Komunitete. Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit dhe mblodhi së bashku rreth 65 të rinj, kryesisht të viteve të fundit të shkollës së mesme dhe viteve të para të studimit, nga e gjithë Kosova. Qëllimi i saj ishte që ata të njihen me mundësitë për fillimin e karrierës në institucionet e sigurisë publike. Përveç Akademisë, programet dhe mundësitë e tyre i shfaqën zyrtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përgëzoi të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë për këtë hap që e kanë ndërmarrë drejt mundësisë për fillimin e karrierës së tyre në institucionet e sigurisë publike. Ai u shpreh përkrahës ndaj tyre në emër të Ministrisë, duke i inkurajuar ata që të njoftohen me kriteret e pranimit në këto institucione, në mënyrë që në një të ardhme të afërt të mund të përfshihen si pjesëtarë të tyre. Ministri Sveçla falënderoi organizatorët nga Zyra e Kryeministrit dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike për organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, i njoftoi të pranishmit se AKSP ka qenë gjithmonë e hapur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke kontribuuar kështu në rritjen e sigurisë në vend. Ai falënderoi Zyrën për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, përkatësisht Elizabeth Katherine Gowing nga kjo Zyrë për kontributin dhe angazhimin e saj për organizimin e kësaj ngjarje. Drejtori Jashari siguroi të pranishmit se AKSP do t’u shërbejë gjithmonë zyrtarëve të sigurisë publike të Kosovës në mënyrë që ata t’u ofrojnë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Në fund, ai kërkoi nga të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë që ta konsiderojnë Akademinë një vend të përshtatshëm për karrierën e tyre në njërin nga profesionet në siguri publike, duke i ftuar ata që të eksplorojnë mundësitë që ofroheshin nga institucionet e sigurisë publike për karrierën e tyre të ardhshme.

 

Ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Departamentit për Rend dhe Siguri Publike pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, Maria de Benito Rodriguez, falënderoi organizatorët për organizimin e kësaj ngjarjeje në AKSP. Ajo foli për përvojën e saj personale në angazhimin e saj në policinë e shtetit të saj, duke i inkurajuar dhe motivuar kështu të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë që të fillojnë karrierën në ndonjërin nga profesionet e sigurisë publike që atyre u pëlqen, qoftë si polic, doganier, zyrtar korrektues apo zjarrfikës. Në vazhdim të fjalës së saj, ajo foli edhe për dimensionin ndërkombëtar që asaj personalisht i kishte ofruar profesioni i polices, duke dhënë detaje rreth miqësisë që kishte krijuar me njerëz të tjerë të të njëjtit profesion nga e gjithë bota.

 

Kurse Elizabeth Katherine Gowing, Këshilltare e Kryeministrit për çështje të komuniteteve, falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për mundësinë, angazhimin dhe mundin për të organizuar këtë Ditë të Infomimit të Komuniteteve. Ajo njoftoi të pranishmit në vazhdim se pjesëmarrësit kishin ardhur nga shumë komuna të Kosovës dhe ishin përfshirë edhe shumë OJQ vendore që merren me çështjet e komuniteteve jo-shumicë.

 

Dita e Informimit për Komunitete është mbajtur për herë të dytë në Akademi, pas 15 nëntorit 2023, kur po ashtu në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit kjo ngjarje u mbajt për herë të parë. Nga kjo ngjarje e parë e këtij lloji ishte arritur që 9 pjesëmarrës në të nga komunitetet jo-shumicë të bëhen zyrtarë policorë të Kosovës.

Lexo më shumë
Delegacioni nga komuna Växjö e Suedisë vizitoi AKSP-në
Delegacioni nga komuna Växjö e Suedisë vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 10 prill 2025 - Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion nga Komuna Växjö e Suedisë shoqëruar nga delegacioni i Komunës së Vushtrrisë të udhëhequr nga nënkryetarja e kësaj komune, Hava Mlinaku me anëtarë të stafit të komunës. Kjo vizitë erdhi si rezultat i bashkëpunimit të kësaj komune suedeze me Komunën e Vushtrrisë, në të cilën edhe gjendet Akademia dhe të cilat ndajnë tradicionalisht përvojat në fusha të ndryshme. Delegacionet nga të dyja komunat u mirëpritën nga udhëheqës të lartë të Akademisë, të cilët i njoftuan mysafirët për organizimin, rolin, përgjegjësitë dhe të arriturat e Akademisë, duke përfshirë historikun e saj dhe planet për të ardhmen.

 

Vizita në fjalë nga komuna suedeze kishte të bënte me ndarjen e përvojave për funksionalizimin dhe digjitalizimin e arkivit, ku si nga institucionet e Kosovës, përkatësisht AKSP dhe Komuna e Vushtrrisë, po ashtu edhe Komuna Växjö e Suedisë, u ndanë përvojat përkatëse nga të pranishmit. Në këtë kontekst, mysafirët nga të dyja komunat u njoftuan me aspektin e grumbullimit, sistemimit dhe ruajtjes së të dhënave nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike në fushën e trajnimit dhe arsimit në sigurinë publike në Kosovë.

 

Për më tepër, në këtë takim u diskutuan edhe për mundësitë dhe gatishmërinë për një iniciativë të bashkëpunimit me institucionet përkatëse të trajnimit të sigurisë publike të Komunës Växjö dhe në përgjithësi të Suedisë.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës