Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Anderson mbajti një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike

28.02.2020Vushtrri, 28 shkurt 2020 – “Shkathtësitë e komunikimit me personat në krizë -Teknikat për De-Eskalim“, dhe “Praktikat më të mira për zyrtarët gjatë mosmarrëveshjeve me komunitet” , ishin temat që sot Edward Anderson Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE mbajti një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Në ligjëratë ishin të pranishëm studentë dhe stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë Publike si dhe zyrtarë të AKSP-së. Fillimisht Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson u shpreh i privilegjuar për mbajtjen e ligjëratës së sotme në FSP. Ligjërata ishte mjaftë frytdhënëse rreth zgjerimit të njohurive të studentëve sa i përket rolit të zbatuesve të ligjit rreth komunikimit me personat në krizë, teknikat për de-eskalim si dhe gjetjen e praktikave më të mira për zyrtarët gjatë mosmarrëveshjeve me komunitet. Gjatë kësaj ligjërate studentët kanë kontribuar duke u interesuar përmes pyetjeve rreth temave që u ligjëruan nga Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Anderson. Ndryshe ligjërata e sotme ishte një mundësi shumë e mirë për studentët që të mësojnë nga drejtori Anderson për përvojë e tij dhe për të diskutuar për problemet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Disa objektiva që u diskutua në këtë ligjëratë ishin; përcaktoni de-eskalimin (përshkallëzimin), Identifikimi dhe teknikat që përmirësojnë aftësinë e një oficeri, përmirësimi dhe aftësimi i një oficeri për situatat që eskalojnë, rishikimi i burimeve të disponueshme potencialisht për ata që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore emocionale ose mendore etj. Ndërsa dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi e falënderoj Drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE në Kosovë Edward Anderson, për ligjëratën e mbajtur dhe për gatishmërinë e treguar për të qenë pjesë në diskutim me studentët.

Qëndro i lidhur