Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Në Akademi u bë prezantimi i programit “Horizon Europe”

22.03.2022

Vushtrri, 21 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt dita informuese rreth programit “Horizon Europe” dhe Asociacionin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologjitë (COST).

 

Ky informim u bë gjatë vizitës që bënë sot përfaqësueset nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Qamile Sinanaj e cila është koordinatore Kombëtare për Kosovë për Programin “Horizon Europe” dhe pikë kontakti për Kosovë për Asociacionin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST) si dhe Shpresa Mehmeti, pikë kontakti për Kosovë për çështje ligjore dhe financiare për programin Horizon Europe ku u takuan më Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe stafin e Akademisë.

 

Delegacioni nga MASHTI-i i njoftuan zyrtarët përgjegjës të Akademisë, përkatësisht ata të Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) për mundësinë që ofrojnë këta dy mekanizma “Horizon Europe” dhe “COST”, në fushën e hulumtimit shkencor dhe inovacionit.

 

Gjatë prezantimit delegacioni në fjalë dha edhe shembuj konkretë të procesit të aplikimit në të dyja këto programe. Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) Bejtush Gashi gjatë takimi u shpreh i kënaqur për organizimin e një ngjarje të tillë për të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë më shumë për mundësitë që ofron program “Horizon Europ”.

 

Dekani Gashi i njoftoi përfaqësueset nga MASHTI-i më konceptin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike që ofron Akademia. Tutje dekani Gashi shprehu nevojën për mundësi konkrete të implementimit të projekteve përmes bashkëpunimit me partnerët e AKSP-së nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq,, udhëheqësi i Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së Ferid Azemi i njoftoi të pranishmet me aktivitetet e Institutit që nga themelimi e deri më sot, duke përmendur konferencat shkencore të organizuara nga Akademia në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

 

Po ashtu Azemi foli edhe për projektet që pritet të implementohen në të ardhmen nga Akademia në bashkëpunim më partnerët e saj ndërkombëtar. Pos tjerash, të pranishmit gjatë takimit patën mundësi të informohen rreth rëndësisë së asocimit të Kosovës në programin “Horizon Europe” dhe mundësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkime shkencore. Qamile Sinanaj, koordinatore Nacionale për programin “Horizon Europe”, u fokusua në politikat e këtyre programeve “Horizon Europe” dhe Asociacionin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologjitë (COST). Duke treguar që Kosova tashmë është anëtare më të drejta të plota në këtë porgram, Sinanaj tha se që nga fillimi i programit “Horizon Europe”, Kosova ka qenë e listuar në vendet e asociuara dhe i është lejuar pjesëmarrja në projekte. “Statusi i asociuar ofron më shumë mundësi të përfitimit në program”, tha Sinanaj.Kurse sa i përket aspektit ligjore në kuadër të programit “Horizon Europe” sqarime dha Shpresa Mehmeti e cila njëherë është pikë kombëtare kontakti për Kosovë për çështje ligjore dhe financiare për programin në fjalë.

Ndryshe të pranishmit gjatë këtij takimi informuese dhanë komente rreth mundësisë se pjesëmarrjes në projektet në programin “Horizon Europe”. Ata vlerësuan së një gjë e tillë do t’i shërbej për të mirë stafit akademik dhe gjithë Fakultetit të Sigurisë Publike.

Qëndro i lidhur