Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

RRETH NESH

 

 Fakulteti i Sigurisë Publike


Krahas aprovimit të Ligjit të AKSP-së në dhjetor të vitit 2011, Komisioni Evropian ka aprovuar dhe financuar Projektin e Binjakëzimit me titull: “Përmirësimi i arsimit në sektorët e sigurisë dhe rendit publik” implementuar gjatë periudhës 2012 – 2014 nga Finlanda dhe Estonia. 


Përmes projektit të binjakëzimi u bë e mundur themelimi i Arsimit të Lartë në fushën e sigurisë publike për të gjithë zbatuesit e ligjit, në përputhje me procesin e Bolonjes, përkatësisht me standardet evropiane, diçka që më parë nuk kishte ekzistuar jo vetëm në Akademi, por as në Kosovë dhe në Regjion. 


Suksesi ishte madhor dhe historik përmes kontributit të përbashkët e më se 170 zyrtarëve nga Institucionet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë akterëve të përfshirë në projekt, i personelit të Akademisë, zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, ekspertëve të Institucioneve të Sigurisë Publike si dhe më se 26 Ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia, të përkrahur nga institucione partnere vendore dhe ndërkombëtare bënë të mundur hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.


Gjatë periudhës 2012 – 2014, në kuadër të projektit të binjakëzimit në Akademi u realizuan një mori procesesh të rëndësishme:
Kompletohet korniza ligjore; hartohet raporti i vetëvlerësimit, dizajnohet kurrikula për Bachelor në sigurinë publike, dizajnohet struktura e programit studimor katër vjeçar (240 ECTS), niveli Bachelor(BA), hartohet “Doracaku i Cilësisë” dhe Sistemi i Sigurimit të Cilësisë, hartohet “Strategjia Zhvillimore e Akademisë dhe Plani i Veprimit’’, për vitet 2014 – 2018, rekrutohet stafi i përhershëm akademik në (mars 2014), merret vendimi i akreditimit të programit studimor katër vjeçar (240 ECTS) për Akademinë në fushën e sigurisë publike nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe i kumtuar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.

Realizimi i të gjitha këtyre proceseve, bënë të mundshme që në Akademi të themelohet arsimi i lartë në fushën e sigurisë publike. Në vitin e parë akademik 2014/2015 i cili filloj me 15 tetor 2014, si rrjedhojë u pranuan 69 studentë nga Institucionet e Sigurisë Publike përkatësisht nga: Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
 

Qëndro i lidhur