Drejtori Smakiqi viziton zyrtarisht Universitetin Policor Gjerman në Munster
09.12.2014Vushtrri, 09 dhjetor 2014 - Me ftesë të Universitetit Policor Gjerman në Munster, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nazmi Iballi, ka udhëtuar zyrtarisht për në Gjermani. Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit Policor në Munster të Gjermanisë. Kjo vizitë e cila është projekt i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka për qellim përkrahjen e Akademisë në themelimin e programeve të avancuara të arsimit.
Në kuadër të këtij programi temat që do të diskutohen gjatë kësaj vizite janë; Trajnimi në përbërjen dhe veprimtarinë e Universitetit Policor Gjerman, parimet ligjore dhe organizimi, kursi modular i masterit, struktura dhe përzgjedhja e mësimdhënësve. Po ashtu çështjet që do të diskutohen janë edhe; Akreditimi dhe ndërlidhëshmëria me procesin e Bolonjes (Sistemi evropian i transferit të kredive), menaxhimi i cilësisë, trajnimi në arsimin e lartë etj.