Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Filluan ligjëratat në Fakultetin e Sigurisë Publike

22.10.2014

Vushtrri, 22 tetor 2014 – Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  filluan ligjëratat në programin bachelor për 69 studentët, pjesëtarë të institucioneve të sigurisë publike.
Sot para studentëve mbajti ligjërata Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,  prof. Dr. Enver Hasani.
Me këtë rast Profesor Hasani u shprehë se ndjehet i lumtur të kontribuoi në arsimimin e  të punësuarve në institucionet e sigurisë publike dhe në përgjithësi rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Përveç personelit të rregullt akademik prej tetë mësimdhënëseve, Akademia ka angazhuar edhe një numër të mësimdhënëseve nga Universiteti i Prishtinës dhe ekspert të fushave nga Institucionet e Sigurisë Publike.
Ky program i studimeve bachelor është mjaft me rëndësi sepse Akademia është i vetmi institucion kombëtarë trajnues dhe arsimor i gjashtë institucioneve të sigurisë publike. Kjo veçori  edhe programin studimor në nivelin bachelor të Fakultetit të Sigurisë Publike e bënë program unikal në regjion dhe me gjerë.
Fakulteti i Sigurisë Publike filloi vitin e parë akademikë  2014/2015 më 15 tetot 2014, ku do ti ndjekin studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë.
 

Qëndro i lidhur