NË AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE VAZHDON MËSIMI ONLINE
14.04.2020Si rezultat i marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga Koronavirusi Covid 19, në përputhje me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, më datën 12.03.2020, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sikurse edhe në të gjitha Institucionet arsimore të Kosovës u ndërpritet procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Pas ndërprerjes të mësimit në Akademi, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike, kanë vazhduar në platforme të ndryshme zhvillimin e mësimit nga distanca. Po ashtu edhe modulet e punës praktike (internshipit) të studentëve kanë vazhduar të mbahen të bashkërenditura nga Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Zotit Bejtush Gashi, Koordinatorit për Mësim Praktik- INTERNSHIP Zotit Valon Zeqirit dhe Koordinatoreve të Mentorëve të Agjencive të Sigurisë Publike.
Nga sot, pas një angazhimi të personelit të Divizionit të Teknologjisë Informative, ky Divizion ka arritur që të bëj unifikimin e platformës për ndjekjen e mësimit online, me shumicën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës.
Mësimi online për studentët e Fakultetit për Siguri Publike nga sot zhvillohet në platformat:
Google Meet https://meet.google.com
Google Classroom https://classroom.google.com
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z. Ismail Smakiqi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike z.Bejtush Gashi, i është drejtuar me shkresë studentëve dhe personelit mësimdhënës për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lartë.
Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet:
Të dashur studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike,
Duke mare parasysh që ju, përveç studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike, në të njëjtën kohë jeni punëtor të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike dhe jeni në ballë të luftës të cilën po e bëjnë Institucionet e vendit tonë kundër “Covid 19”, më lejoni të iu përgëzoi për angazhimin tuaj dhe përkushtimin për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Të nderuar mësimdhënës,
Së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike, më lejoni të iu falënderoi për punën që po bëni dhe përkushtimin tuaj në rrethanat e krijuara dhe të iu dëshiroi shëndet Juve dhe familjeve tuaja.
Me shpresa që sa më par të kthehemi në institucionet tona në rrethana normale të vazhdimit të mësimit, ju dëshiroi suksese në angazhimin tuaj.
Për të lehtësuar punën e tuaj në aplikimin e mësimit online, është bashkëngjitur një shkresë dhe dy manuale të përdorimit për mësimin virtual që mund ti gjeni këtu brenda lajmit të publikuar në web faqen e AKSP-së.
Për mbarëvajtjen e mësimit online do të përkujdeset Personeli i Divizionit të Teknologjisë Informative, në krye me Udhëheqësin e divizionit z.Sami Zeka. Me këtë rast dëshiroi të falënderoi Divizionin e IT, sidomos udhëheqësin e këtij divizionin z.Zeka, për përkushtimin dhe punën e madhe për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lart.
Te bashkangjitur gjeni dokumentet!
1) Kliko këtu: Shkresa e vazhdimit të mësimit online në platformat Google Meet dhe Google Classroom
2) Kliko këtu: Klasat Virtuale (Profesori)
3) Kliko këtu: Klasat Virtuale (Studenti)