Nesër hapet Fakulteti i Sigurisë Publike
14.10.2014Vushtrri, 14 tetor 2014 Nesër në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet Ceremonia e fillimit të vitit të parë akademikë 2014/2015, për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Akademia tani më ka pranuar 69 studentë në vitin e parë të programit studimor Bachelor në fushën e sigurisë publike për të gjitha agjencitë (oficerëve të zbatimit të ligjit).
Ky program studimor, është akredituar nga Agjencia e Akreditimit, është rezultat i projektit dy vjeçar të binjakëzimit Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike, i financuar nga Komisioni Evropian.
Në ceremoninë e hapjes pritet të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit Zoti Sylë Hoxha, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Zoti Shpend Maxhuni, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ceremonia e hapjes bëhet me 15.10.2014 në ora 10:00. Ftohen mediat të marrin pjesë.