Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Takim lidhur me krijimin e rrjetit NREN dhe anëtarësimi në rrjetin pan-europian GEANT

08.10.2019


Vushtrri 08 tetor 2019 –  Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, dekani i Fakultetit për Siguri Publike Bejtush Gashi i shoqëruar Besnik Fetahu profesor në FSP i cili njëherit është edhe ud i Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim dhe Sami Zeka drejtor i IT-së në AKSP priten në takim  përfaqësuesit e projektit KODE i udhëhequr nga Atif Basani Koordinator për Punët Digjitale dhe Fuqizim, dhe  Besnik Berisha konsulent i Bankës Botërore për Projektin KODE.

Më këtë rast  delegacioni u informua për  zhvillimet në  Fakultetit e Sigurisë Publike dhe u diskutua për mënyrën e gjetjes së bashkëpunimit.
Gjatë takimit u bisedua rreth zhvillimit të aktiviteteve të planifikuara lidhur me krijimin e rrjetit NREN (National Research and Education Network) të Kosovës, pjesë e së cilës janë institucionet e arsimit të lartë të Kosovës, duke përfshirë edhe Fakultetin e Sigurisë Publike.

Gjithashtu u vlerësuar se është shumë më rëndësi për Fakultetin me qenë anëtare e rrjetit  NREN ku do të ketë qasja në data bazën unike kërkimore dhe shkencore, përfitimet e stafit akademik dhe veçanërisht të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në shfrytëzimin e informatave dhe të dhënave shkencore dhe mundësisë për të zhvilluar projekte kërkimore në kuadër të rrjetit NREN.
Gjatë takimit u shpreh gatishmëria e përbashkët për zhvillimin e takimeve të radhës, dhe pjesëmarrjes aktive të stafit akademik dhe studentëve në aktivitetet e projektit KODE, që do të realizohen në të ardhmen.
 

Qëndro i lidhur