Në Fakultetin e Sigurisë Publike fillojë viti i ri akademik 2019/20
07.10.2019Vushtrri, 04 tetor 2019 - Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike që nga data 04 tetor të këtij viti fillojë viti i ri akademik 2019/2020.
Studentët e vitit të parë të cilët filluan ligjëratat sot i priti dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi Bejtush Gashi i cili i përshëndeti duke iu uruar suksese gjatë studimeve në fushën e sigurisë.
“Është nder dhe kënaqësi që t’ju përshëndes me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2019/2020. Urimet më të përzemërta për këtë ditë të bukur në rrugëtimin tuaj drejt dijes si dhe përpjekjeve tuaja për të ardhmen më të avancuar për sigurinë e Kosovës”, tha Gashi duke thënë Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për dijen dhe avancimet tuaja profesionale.
“Ajo (Kosova) është në rrugë të mbarë për të përmbushur standardet për integrime në strukturat euro-atlantike, si dhe përgjegjësitë që ajo ka në përballje me sfidat e sigurisë globale”, u shpreh dekani Gashi.
Gashi tha se sfidat e reja të sigurisë kërkojnë struktura të përgatitura të institucioneve të zbatimit të ligjit.