Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni

16.05.2019

Vushtrri, 16 maj 2019 - Një delegacion i Fakultetit të Sigurisë Publike, i kryesuar nga dekani i fakultetit Bejtush Gashi kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Sociale, respektivisht në Departamentin e Mbrojtjes Universiteti i Lublanës dhe Fakultetin e Drejtësisë Penale dhe Sigurisë, Universiteti i Mariborit në Slloveni.

 

Delegacioni i cili është i përbërë nga dekani Gashi dhe profesor Halil Asallani do të qëndrojnë në Slloveni dy ditë radhazi, më 16 dhe 17 maj. Delegacioni në fjalë u prit nga Prof. Dr. Iztok Prezelj - prodekan, Prof. Dr. Marjan Malesic Udhëheqës i Institutit të Hulumtimeve në Fakultetin e Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Maja Garb kryesuese e Departamentit të Mbrojtjes si dhe zyrtarë tjerë për bashkëpunim ndërkombëtar.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua për një bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën arsimit, mësimdhënies, mësimnxënies, hulumtimeve dhe shkëmbimeve akademike e studentore.

 

“Ky takim ishte i karakterit njoftues ndërinstitucional, rezultoi të jetë shumë i frytshëm pasi që, parimisht, palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në fushat e përbashkëta të interesit duke përfshirë këtu pjesën e hulumtimeve, mësimdhënies dhe shkëmbimeve akademike e studentore përmes programit Erasmus+ , si dhe marrëveshjeve tjera bilaterale në të ardhmen”, u shpreh Gashi.

 

Po ashtu, delegacioni nga Fakulteti i Sigurisë Publike zhvilloi takime edhe më udhëheqësit e Fakultetit të Drejtësisë Penale dhe Sigurisë, vizitoi Universitetin e Mariborit, ku u pritën nga Prof. Asoc Dr. Andrej Sotlar dekan, Prof. Asoc. Dr. Igor Bernik prodekan, si dhe zyrtarë tjerë të bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

Udhëheqësit e këtij fakulteti u shprehen të gatshëm që të kenë bashkëpunim ndërinstitucional në fushat e interesit të përbashkët duke filluar shkëmbime akademike fillimisht e pastaj duke e zgjeruar edhe më tej formën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Qëndro i lidhur