Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Në Fakultetin e Sigurisë Publike diplomuan tre studentë

08.03.2019

Vushtrri  07 mars 2019 – Në Fakultetin e Sigurisë Publike (FSK) sot diplomuan tre studentë të cilët mbron temën e diplomës dhe u vlerësuan më notën dhjetë (10).  Studenti Rabit Murseli përfundoi me sukses mbrojtjen e temës se diplomës me titull “Parashikimi dhe Planifikimi i Menaxhimit te Krizave” drejtimi Agjencioni i Menaxhimit Emergjent dhe u vlerësua me notën dhjete (10) nga komisioni i përberë prej Prof.Asoc.Dr. Bejtush Gashi (mentor), Prof.Ass.Dr. Nexhat Jashari dhe Mr.Sc. Florentina Shala Braha.

Po ashtu studentja, Olga Stefanovic përfundoi me sukses studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike e cila mbrojti temën e diplomës me titullin “Pretnje Javnoj Bezbednosti za Period 2014-2017 Regionu Mitrovica Sever”,  drejtimi Policor dhe u vlerësua me notën dhjete (10) nga komisioni i përberë  prej Prof.Asoc.Dr. Bejtush Gashi (mentor), Prof.Ass.Dr. Nexhat Jashari dhe Prof.Ass.Dr. Besnik Fetahu.

Ndër studentët e parë që mbrojtën temën e diplomës në Fakultetin e Sigurisë Publike është studenti Shpëtim Morina i cili përfundoi me sukses mbrojtjen e temës se diplomës me titullin “Kontrabandimi me Migrante ne Republikën e Kosovës gjatë periudhës 2012-2016”  drejtimi Policor  dhe u vlerësua me notën dhjete (10) nga komisioni i përberë prej Prof.Asoc.Dr. Bejtush Gashi, Prof.Ass.Dr. Nexhat Jashari (mentor) dhe Prof.Ass.Dr. Vilard Bytyqi.

 

Qëndro i lidhur