Mbahet seminari hulumtues mbi çështjet e sigurisë publike
01.12.2017Në Akademinë e Kosovës për siguri Publike sot u mbajt seminari hulumtues mbi çështjet e sigurisë publike, aktivitet i Projektit të Binjakëzimit.
Pjesëmarrës në këtë seminar ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi, ekspertet afatshkurtër të Projektit të Binjakëzimit, Vesa Mutilainen, Indrek Saar, mësimdhënësit e Fakultetit të sigurisë si dhe përfaqësues nga axhencionet e sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi në fjalën e tij theksoi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike vëmendja të veçantë është duke i kushtuar fushës së Hulumtimit dhe Zhvillimit.
Duke folur për aktivitetet në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të komponentës së tretë që ka të bëjë me themelimin e Institutit për Hulumtim dhe Zhvillimit në AKSP, i cili do të jetë plotësisht funksional në dobi të të gjitha agjencive të sigurisë publike në Kosovë, Smakiqi tha se është pa dyshim aktiviteti më serioz akademik gjatë periudhës vijuese në Akademi.
“ Akademia ka zhvilluar aktivitete me qëllim të bashkëpunimeve regjionale dhe më gjerë, duke përfshirë marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Sigurisë të Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir në Shkup, qëllimi i së cilës është themelimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në mes të dy institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e arsimit të lartë, shkëmbimin (mobilitetin) e studentëve, mësimdhënësve dhe stafit në kuadër të programit të BE-së, Erasmus+, si dhe Hulumtimit dhe Zhvillimit”, tha Smakiqi.
Në fund ai shprehu përkrahje maksimale mësimdhënësve në fushën e hulumtimit, duke shtuar se këto fusha pa dyshim janë shumë të rëndësishme në zhvillimet akademike me ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e vendit.
Nga ana e tij Dekani Gashi theksoi se bashkëpunimi është i domosdoshëm me synimin që vitin e ardhshëm instituti për hulumtim dhe zhvillim të funksionalizimet.
Mbështetur edhe në pranin e hulumtuesve që do të angazhohen drejtpërdrejt, Dekani Gashi tha se do të kemi mundësi të realizojmë projekte në raport me pritjet që sot ka kjo fushë dhe në të njëjtën kohë që profesorët të jenë më aktivë në realizimin e projekteve ku hulumtimi është pjesë obligative e tyre.
Në këtë seminar lidhur me të gjeturat, gjendjen aktuale të projektit të Binjakëzimit konkretisht lidhur me institutin për hulumtim dhe zhvillim folën edhe ekspertët afatshkurtër.
Vesa Muttilainen, udhëheqës i komponentit të tretë dhe ekspert afat-shkurtër i Projektit të Binjakëzimit tha se kohët e fundit janë arritur një numër objektivash kyçe në aktivitetet e hulumtimit dhe zhvillimit (H&Zh). Është konfirmuar udhëzimet për projektet në AKSP dhe është miratuar një dokument mbi rrjetin e pikave të kontaktit të H&Zh për sigurinë publike.
Ai tha se këto dokumente mbështesin ndërtimin e infrastrukturës së H&Zh si dhe zbatimin e projekteve individuale në mënyrë që të mbështetet puna e projektit. Në faqen e internetit të AKSP-së janë shfaqur përshkrimet e profilit të H&Zh dhe projektet e para. Në fund ai tha se komponenti i tret për H&Zh është aktualisht në një fazë aktive dhe do të ketë mbi 12 javë misioni për H&Zh mes dhjetorit 2017 dhe qershorit 2018 Indrek Saar ekspert afatshkurtër nga Projekti i Binjakëzimit tha se grumbullimi i artikujve “Pikëpamjet bashkëkohore të sigurisë publike” është një projekt i përbashkët i vazhdueshëm i kontribuuesve nga Kosova, Finlanda dhe Estonia. Qëllimi është të publikohen informata që do të përdoren për zhvillimin e fushave të ndryshme të sigurisë publike.
Më tej ai vazhdoi duke thënë se artikujt bazohen në hulumtime dhe statistika, materiale të tjera burimore dhe njohuri të ekspertëve. Grumbullimi do të përbëhet nga rreth 8-10 artikuj të shkurtër kryesisht nga organizatat e AKSP-së dhe MS-së për të trajtuar çështjet e sigurisë të bazuara në njohuri si dhe aspekte të ndryshme në nivel operacional që mund të jenë me interes të madh për agjencitë e sigurisë publike, përfundoi Saar.
Ndërsa përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike vlerësuan si shumë të rëndësishëm fushën për hulumtim dhe zhvillim dhe në interes së tyre. Ata shprehen dëshirën për bashkëpunim në çdo kohë duke shprehur bindjen që ky institut të arrijë edhe pritjet e dëshiruara të cilat janë në interes së përgjithshëm.