Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Jashari mbajti ligjeratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike

25.11.2017

Vushtrri, 14 nëntor  2017 – Avokati i Popullit të Kosovës Hilmi Jashari sot vizitoi Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akadmisë së Kosoves për Siguri Publike. Gjatë kësaj vizite Jashari mbajti një ligjeratë para studentëve të FSP-së me temë “Të drejtat e njeriut në Kosovë, bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare, si dhe praktikat më të mira në fushën e të drejtave të njeriut, sfidat dhe përspektivat”.

 

Në ligjeratë ishin të pranishëm edhe stafi akademik, ndërsa në sesionin e pyetjeve dhe komenteve u zhvillua një debat përmbajtësor, duke u fokusuar në avancimin e të drejtave të njeriut, me theks të veçant për rolin e Avokatit të Popullit dhe kontributin e zbatuesve të ligjit në këtë lëmi.

 

Qëndro i lidhur